Një në katër vajza të lindura këtë vit do të rrojë një shekull

10:56 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Ndërsa ndryshon dukshëm numri i djemve që pritet të jetojnë 100 vjet. Vetëm çdo i gjashti prej tyrei ka shansin statistikor që të jetojë një shekull!

Çdo e katërta vajzë që është lindur në Gjermani gjatë vitit që po ikën do ta arrijë moshën 100 vjeçare. Këtë parashikim e ka bërë Instituti Gjerman për Përkujdesje të moshës (DIA) dhe e ka publikuar sot. Ndërsa ndryshon dukshëm numri i djemve të lindur këtë vit të cilët pritet të jetojnë 100 vjet e më shumë, shkruan spiegel.de.

Vetëm çdo i gjashti djalë i lindur gjatë vitit 2016 në Gjermani ka shansin statistikor që të jetojë një shekull.

Sipas Eckart Bormsdorf nga Instituti për Ekonometri dhe statistikë në Universitetin e Këlnit, me këtë rast është nënvlerësuar jetëgjatësia e njerëzve, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se është llogaritur mosha e arritur e prindërve dhe gjyshërve të tyre por nuk është përfshirë edhe jetëgjatësia që objektivisht është në rritje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme