E kuqja, jeshilja dhe e bardha nuk janë rastësisht tre ngjyrat klasike të Krishtlindjes, por kanë edhe një kuptim e domethënie të caktuar.
E Kuqja– Simbolizon gjakun e Krishtit kur u kryqëzua, por edhe artin e dashurisë, që ai ua mësonte të tjerëve, si ngjyra e zemrës që është. Gjithashtu është ngjyra e bimës simbolike të ribesit, identifikuese për festën e Krishtlindjes.
Jeshilja – Është ngjyra e bimëve të shenjta, që e ruajnë atë dhe në dimrin më të acartë, si bredhi, që është shndërruar ndër vite në pemën e Krishtlindjes. Në fenë e krishterë mendohet se jeshilja simbolizon përjetësinë e Jezusit. Romakët shkëmbenin degë të gjelbra në ndërrimin e viteve, për fat.
E bardha – Është para së gjithash ngjyra e dëborës në dimër, stina që përkon me festat e fundvitit. Simbolikisht, ajo përfaqëson pastërtinë dhe paqen në kulturat e shumë vendeve të botës.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...