Google ADS

Njihuni me veturën e re të Volkswagen (Foto)

13:50 | 19 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Mediat gjermane kanë publikuar disa fotografi të modelit të ardhshëm të Volkswagenit, Arteon, pasardhës i modelit aktual CC.

Volkswagen Arteon pritet të promovohet zyrtarisht në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm, në panairin e veturave në Gjenevë, transmeton koha.net.

Ky model i ri i Volkswagenit në treg pritet të shfaqet gjatë muajit korrik të vitit 2017, ku sipas revistës së njohur gjermane “Auto Bild”, versioni bazë i këtij modeli do të kushtojë rreth 35 mijë euro.

Në gamën e motorëve, përveç motorëve benzinë dhe dizel (njëri prej tyre do të jetë 1.5-inç TSI benzinë me kapacitet prej 150 kuajfuqi), do të jenë në dispozicion edhe versionet hibride, ngjashëm sikurse Passat GTE.

Volkswagen Arteon do të ndërtohet në bazë të platformëns VW MQB, dhe raportohet se ky model më vonë mund të ofrohet edhe në version Shooting Brake.

vw-4_1482144671-2486744

vw-6_1482144671-1837390

vw-5_1482144671-1247356

vw-1_1482144671-2769371

vw-2_1482144671-2122687

vw-3_1482144671-3241314

vw-7_1482144671-2368361

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme