Kompania e njohur online për tutoriale, Lynda.com ka qenë viktima e fundit e një sulmi kibernetik.
Lynda.com së fundmi i ka dërguar një e-mail të gjithë përdoruesve të saj duke i informuar ata për sulmin e ndodhur në databazën e tyre që mund të ketë publikuar detajet e tyre personale si informatat kontaktuese dhe kurset e ndjekura, shkruan portali arbresh.info. Një e-mail i tillë i është dërguar rreth 9.5 milionë përdoruesve. Përveç kësaj, fjalëkalimet e më shumë se 55.000 përdoruesve janë hakuar, gjë që ka detyruar kompaninë të ndryshojë fjalëkalimet e tyre dhe t’i informojë përdoruesit përmes e-mailve.
Kompania pohon se fjalëkalimet e kompromentuar ishin të kriptografuar dhe asnjë informatë e kredit kartelave nuk është publikuar nga sulmi./arbresh.info
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...