Rrjeti social, Facebook, ka njoftuar fillimin e masave për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme, si përgjigje ndaj presionit çdo herë në rritje për luftë kundër keqpërdorimeve që janë bërë gjatë fushatës presidenciale amerikane.
Më 15 dhjetor, Facebook ka njoftuar se përdoruesit e saj mund të shënojnë faqe të dyshimta në lajmet që i shohin në profilet e tyre, si informacione të rrejshme, ndërsa të njëjtën kohë do të rrisë bashkëpunimin me organizata si ABC News dhe Associated Press, me qëllim të identifikimit të faqeve autentike.
Nëse kompanitë mediale identifikojnë ndonjë artikull si falsifikim, Facebook është zotuar se tekste të tilla do të shënjohen si “e kontestuar”, krahas linkut që do të vendoset në të, që e sqaron pse është marrë një vendim i tillë.
Kompania me rreth 1.8 miliardë përdorues në tërë botën, artikujt e tillë do i vendos më poshtë në bllokun e lajmeve, ndërsa në momentin kur një prej tyre verifikohet si lajm fals atëherë ky i fundit nuk ka mundësi të zë vend të rëndësishëm në listën e lajmeve.
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...