Derisa kohëve të fundit janë përfolur datat rreth lansimit të LG G4 në SHBA dhe në Kanada, kompania ka konfirmuar që debutimi në mbarë botën i këtij telefoni do të bëhet këtë javë.
Vendi i parë që do të ketë pajisjen LG G4 do të jetë Hong Kongu, i cili ndiqet më pas nga Turqia, Rusia dhe Singapori. Përveç këtyre vendeve, bazuar në LG, kompania tashmë është e lidhur me 180 operatorë për të ofruar këtë telefon të mençur, transmeton arbresh.info.
LG G4 vjen me mbështjellëse të lëkurës në katër ngjyra, por në rast se jeni aktivist i të drejtave të kafshëve, LG ofron edhe materiale tjera të veçanta për mbështjellje. Kjo pajisje ka kamerë prapa 16 megapiksel, ekran 5.5 inç IPS Quantum, procesor Snapdragon 808, dhe platformën e fundit Android Lollipop.
Çmimi i pajisjes nuk është zbuluar ende për çdo treg në veçanti, por një gjë e tillë do të kuptohet brenda javës./arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...