Google ADS

Apple blenë shërbimin Coherent Navigation

08:53 | 18 Maj 2015
Arbresh Info

Coherent Navigation është një shërbim i vogël komercial për navigim i bazuar në Bay Area, i cili si specialitet ka vlerësimin në përpikëri të pozitës duke përdorur GPS dhe disa kombinime të rrjetit satelitor.

Rezultatet besohet se do të jenë të sakta edhe me inç pasi që Coherent Navigation, që është themeluar në vitin 2008 si një kompani e vogël, është shumë e saktë në sistemin e navigimit si pasojë e përdorimit të të dhënave në mënyrë logjike.

Apple është thënë që është e interesuar në biznesin e veturave, ku programi GPS do të jetë i duhuri për një biznes të tillë për të qenë i veçantë ndaj gjigantit kërkimor Google. Edhe nëse këto thashetheme për vetura nga Apple do të mbesin të tilla, Apple Maps sigurisht që do të ketë përfitime në këtë aspekt./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme