Këtë pasdite, ‘United Launch Alliance (ULA)’ do të lansojë raketën e saj të fundit për vitin 2016 – një Atlas V që si detyrë ka dërgimin e një sateliti komunikues brenda orbitës.
Nëse do të jetë i suksesshëm, ky do të jetë lansimi i 12-të nga ULA për këtë vit dhe i 115-i për kompaninë që nga formimi thuajse një dekadë më parë, shkruan portali arbresh.info.
Sateliti që do të lëshohet sot (e diel) quhet ‘EchoStar 19’ dhe do të përdoret nga ‘HughesNet’ për të dërguar internet me shpejtësi të lartë tek shtëpitë dhe bizneset në Amerikën Jugore.
Aktualisht shanset janë 70 për qind që gjendja do të jetë e favorshme për lansimin e raketës. Për të shikuar lansimin, klikoni në videon më poshtë, ku ka mbetur edhe një orë e disa minuta deri në fillimin e transmetimit./arbresh.info
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...