Google ADS

E konfirmuar, Pokemon Go do të lansohet edhe në Apple Watch

15:48 | 18 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Niantic, kompania prapa lojës së famshme Pokemon Go, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter se nuk ka anuluar planet për lansimin e lojës sensacionale të këtij viti edhe në Apple Watch.

Fillimisht u konfirmua në shtator se Pokemon Go do të lansohet në orën e gjigantit Apple, por që na atëherë kanë munguar detaje se çfarë do të ofrojë loja në atë pajisje apo kur do të debutojë, shkruan portali arbresh.info.

Drejtori ekzekutiv i Niantic-ut, John Hanke kishte premtuar që aplikacioni do të lansohet në fund të këtij viti dhe ne tashmë jemi shumë afër përfundimit të 2016-ës. Mungesa e detajeve dhe heshtja e kompanisë që atëherë ka ngjallur spekulime që Pokemon Go nuk do të krijohet fare për Apple Watch.

Sidoqoftë, shkrimi i fundit në llogarinë zyrtare të Pokemon GO në Twitter mohon të gjitha thashethemet e mëparshme./arbresh.info

poke-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme