Google ADS

Ngjashëm si Skype, Facebook tani ofron edhe thirrje tek bisedat në grupe

15:01 | 18 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Në misionin e saj të vazhdueshëm për të bërë atë që çdo aplikacion tjetër mund të bëjë, Facebook iu ka dhënë një numri të përzgjedhur të përdoruesve opsionin për të bërë thirrje me zë përmes uebfaqes së saj në Desktop, ngjashëm si shërbimet e tjera – Skype dhe Hangouts.

Ju mund të shikoni nëse e posedoni këtë funksion duke u kyçur në Facebook në një kompjuter/laptop, më pas duke hapur një bisedë të zhvilluar në grup dhe nëse shihni ikonën e një telefoni atëherë ju keni në dispozicion funksionin e ri, shkruan portali arbresh.info.

Opsioni i njëjtë për thirrjet në grup ishte shtuar te versioni mobil në Messenger gjatë muajit prill, por tani një funksion i tillë është në dispozicion edhe për përdoruesit e kompjuterëve. Ende nuk është përmendur se kur ky funksion do të jetë në dispozicion tek llogaritë e të gjithëve, por duket se nuk ekziston ndonjë arsyeje pse Facebook të shtyjë debutimin e tij.

Përveç thirrjeve me zë në grupe, Facebook është duke eksperimentuar gjithashtu në opsionet e reja për të fshehur reklamat që mund të sjellin kujtime të padëshirueshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme