Gjermania nuk beson që Facebook mund të arrijë të rregulloj vet problemin me lajmet e rrejshme. Pas njoftimit në fillim të javës se ka nisur bashkëpunimin me disa kompania për të rregulluar këtë problem, Facebook tani përballet me mundësinë për gjoba masive për çdo keqinformim.
Legjislacioni i propozuar mund të dënojë me 500.000 euro Facebook-un apo rrjetet e tjera sociale që nuk arrijnë të fshijnë mesazhet me përmbajtje ofenduese apo lajme të rrejshme, shkruan portali arbresh.info. Gjuha e përdorur sugjeron që kjo mund të jetë për të gjitha uebfaqet e rrjeteve sociale, megjithëse kryetari i Paritë Social Demokratike të Gjermanisë, Thomas Oppermann ka përmendur veçanërisht Facebook-un në komentet e tij për ‘Del Spiegel’.
“Facebooku nuk ka përfituar nga rasti për të rregulluar vet çështjen menaxhimit të ankesave. Tani platformave dominuese si Facebook do iu kërkohet ndërtimi i një zyre për mbrojtjen ligjore në Gjermani që është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit”, tha fillimisht Oppermann.
“Nëse pas shqyrtimit të duhur Facebook nuk fshin mesazhet ofenduese brenda 24 orëve, atëherë rrjeti social mund të pres gjoba deri në 500.000 euro”, shtoi ai.
Gjermania ka përafërsisht 36.8 milionë të rreth 2 miliardë përdoruesve të rrjetit social./arbresh.info
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...