Snapchat tani edhe kompani kamerash

19:43 | 17 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Snapchat është i njohur si një rrjet social që ka transformuar mënyrën se si njerëzit shpërndajnë fotot. Por, kompania kryesore, e riemëruar së fundmi si Snap Inc, ka qëllime më të mëdha sepse synon të bëhet një kompani kamerash.

Snap-i mori një hap të madh drejt pjesëve harduerike të kamerave në shtator të vitit 2016 me lansimin e ‘Spectackes’, të cilat janë syze me kamerë të integruar që iu lejojnë përdoruesve të shkrepin foto dhe t’i shpërndajnë gjërat që shohin, shkruan portali arbresh.info.

Emri i kompanisë ka ndryshuar nga “Snapchat Inc” në “Snap Inc” dhe lansimi i uebfaqes së re  – snap.com, është bërë në të njëjtën kohë. Po ashtu, tani Snap identifikohet me gjashtë fjali: “Snap Inc është një kompani kamerash”.

E gjithë kjo do të thotë se dy gjigantëve japonez për kamera, Nikon dhe Canon, i është shtuar një rival i ri./arbresh.info

snapinc
Mesazhi në faqen frontale tek Snap Inc.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme