Google ADS

Bien aksionet e Nintendos pavarësisht suksesit të Super Mario Run

17:07 | 17 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Loja e shumëpritur Super Mario Run ishte publikuar dje në Apple App Store. Brenda vetëm ditës së parë, loja mobile është shkarkuar 2.85 milionë herë. Kjo thyen rekordin e regjistruar nga Pokemon Go me 900.000 shkarkime. Megjithatë, pavarësisht se ka shkruar histori në dyqanin për aplikacione të kompanisë Apple për nga numri i shkarkimeve, suksesi i lojës Super Mario Run nuk ka bërë të lumtur aksionarët e Nintendos sepse aksionet e kompanisë kanë rënë për 2 miliardë dollarë.

Ekzistojnë shumë arsyeje pse investitorët në Nintendo janë të shqetësuar me suksesin e ardhshëm të Super Mario Run, shkruan portali arbresh.info. Njëra nga arsyejey kryesore është çmimi i lojës. Shumica e lojërave më të shtrenjta mobile në treg zakonisht kushtojnë 5 dollarë, por Super Mario Run kushton dyfishë më shumë se aq. Loja është falas për shkarkim, por përfitimi arrihet vetëm nëse përdoruesit e blejnë versionin e plotë prej 10 dollarëve. Po ashtu, ndikim ka edhe fakti që loja nuk mund të luhet pa qenë i konektuar me internet përmes rrjetit pa tela Wi-Fi.

Loja aktualisht është në dispozicion vetëm tek pajisjet nga gjiganti Apple, por Nintendo ka njoftuar se një version për Android do lansohet dikur gjatë vitit të ardhshëm. Loja do të jetë padyshim edhe më e famshme se tani duke marrë parasysh numrin e përdoruesve të platformës Android./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme