Metoda e Dr. Eugen Jonas ju ndihmon të përcaktoni ditët tuaja pjellore si edhe seksin e fëmijës suaj.
Kjo metodë është shtjelluar dhe verifikuar gjatë 42 vitesh kërkimi nga Dr. Jonas. Metoda mbështetet në përfundimin që me të vërtetë ekzistojnë ndërsjelltas dy cikle krejtësisht të pavarura pjellorie (fertiliteti).
Eugen Jonas (psikiatër, gjinekolog dhe astrolog çekosllovak, i lindur me 6 nëntor 1928) e verifikonte secilin cikël (fazë) nga këndvështrimi i ngjizjes me ndihmën vullnetare të çifteve të martuar dhe nisi aplikimin praktik të metodës së tij të verifikuar. Këto nuk janë thjeshtë hipoteza apo teori, por fakte të vërtetuara. Metoda e Kontrollit të Ngjizjes Natyrore e Dr. Eugen Jonas, ndryshe nga shumë zbulime moderne shkencore, nuk ka efekte të rrezikshme anësore që lidhen me të. Nuk kërkon as ilaçe, as kimikate dhe as kirurgji. Rezultatet flasin vetë…Pse të mos përdorësh mënyrën natyrore?
Fatkeqësisht, trupi i femrës është akoma plot me mistere, dhe kemi shumë për ta studiuar atë. Për të gjetur kohën më pjellore për vezët e një gruaje është njësoj si të ziesh vezët në ujë; që kurrë nuk dihet se kur janë gati!
Cikli i parë, hormonal njihet si ovulacion. Ovulacioni ndodh ndërmjet dy periudhave mujore të menstruacioneve, kur veza lë vezoren dhe futet në mitër. Nëse ngjizja (mbetja shtatëzënë) nuk ndodh, veshja (astari) i mitrës prishet dhe del jashtë trupit dhe shkakton hemorragji (gjakosje) mujore. Zakonisht, doktorët u thonë pacientëve të tyre që ndërmjet këtyre dy gjakosjeve mujore ekziston një periudhë fakultative (jo e detyrueshme) për ngjizje. Megjithatë, kur gjinekologët kanë provuar mbjelljen artificiale ndërkohë, kanë pasur vetëm 15% shkallë suksesi.
Megjithatë, kur këto të ashtuquajtura ditë ovulacioni u përdorën (apo jo) me qëllim që të pengojnë shtatëzaninë, ngjizja ndodhi me 80% të çifteve.
Si mund të ndodhë ngjizja në mungesën e dukshme të ovulacionit? Dr. Eugen Jonas ka një përgjigje: Ekziston një fazë e dytë.
Kjo fazë e dytë është krejtësisht e pavarur nga faza e parë e ovulacionit. Gjatë proçesit të tij me çiftet e martuar, Dr. Jonas konfirmoi që 85% e shtatëzanive kanë ndodhur gjatë kësaj faze të dytë, shpesh duke iu referuar ovulacionit spontan. Ovulacioni spontan është fenomen mjekësor i njohur, por pak është kuptuar apo eksploruar në profesionin mjekësor.
Po si funksionon kjo metodë e fazës së dytë? Për këtë përgjigjet astrologjia mjekësore:
Kur lind një fëmijë, p.sh femër, kjo ndodh sepse fëmija është nisur, në barkun e nënës, atëherë kur Hëna ndodhej pikërisht në një shenjë femërore. Tashmë e dimë që shenjat femërore janë : Demi, Gaforrja, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit. Shenjat mashkullore janë: Dashi, Binjakët, Luani, Peshorja, Shigjetari dhe Ujori. Pra, gjashtë janë femërore dhe gjashtë mashkullore. Atëherë, nëse një nënë kërkon që të lindë një fëmijë që i përket seksit mashkull duhet të mbetet shtatzënë pikërisht në momentin kur Hëna ndodhet në një shenjë mashkullore (në të kundërtën nëse kërkon vajzë).
Pra është pikërisht ky pozicion hënor që përzgjedh (nxit) kromozonin X apo Y. Siç dihet, jo të gjitha ditët janë pjellore sepse kjo varet nga menstruacionet e femrës.
Përveç kësaj, këtij fakti i bashkëngjitet edhe një faktor tjetër: koha më e përshtatshme që një grua të mbetet shtatzënë është kur Dielli në tranzit është po aq gradë larg me Hënen e tranzitit sa edhe në momentin e lindjes së saj, pra të formojnë të njëjtin aspekt astrologjik si në hartën e lindjes, por jo domosdoshmërisht në të njëjtat shenja.
Distanca që formon Dielli me Hënën quhet ”harku diello-hënor”, pra sa herë që përsëritet ky hark është momenti i duhur për pllenim. Moment tjetër i përshtatshëm për të mbetur shtatzënë janë edhe 24 orët përpara se të formohet i njëjti kënd ekzakt midis Diellit dhe Hënës, ose 24 orë mbrapa (pra gjithsej janë tre ditë). Për të ndodhur kjo duhet që horoskopi i femrës ose vendndodhja e Hënës në hartën qiellore të lindjes së saj, të jetë sa më i saktë duke u bazuar edhe tek ora e lindjes. (Horoskopi i burrit/babait, nuk ka shumë rëndësi).
*Shtatzania në rrezik ndodh kur aspektet konfliktuale të temës së lindjes përsëriten gjatë momentit kur gruaja mbetet shtatzanë.
*Kur cikli fiziologjik (ovulacioni, pjelloria natyrore: mesatarisht 14 ditë pas periodave/ menstruacioneve për një cikël të rregullt prej 28 ditësh) dhe cikli yjor (planetar) shkojnë paralel mundësitë e fekondimit (pllenimit) janë më të mëdha.
*Nëse periodat nuk janë të rregullta, atëherë shpresat janë të pakta për të mbetur shtatzënë. Megjithatë, sot, marrja e tabletave (pilulave), duke rregulluar ciklin mujor, bën të mundur ndryshimin e kohës së periodave (ovulacionit) dhe harmonizon pjellorinë natyrore me atë yjore.
*Hëna e Re ndodh kur Hëna është përkrah Diellit (një herë në muaj). Hëna e plotë ndodh kur Hëna është opozitë me Diellin (një herë në muaj).
*Nëse, p.sh. femra e ka pasur Hënën e Re kur ajo ka lindur, atëherë momenti për të mbetur shtatzënë është sa herë që ndodh Hëna e Re. Po kështu veprohet edhe me Hënën e plotë.
*Nëse Dielli dhe Hëna janë trekëndësh, atëherë janë dy ditë në muaj kur Hëna formon trekëndësh me Diellin. (pra dy herë: Hëna kur rritet dhe Hëna kur zvogëlohet).
*Nëse Hëna nuk formon asnjë aspekt madhor me Diellin në hartë, mjafton të llogaritet distanca midis Diellit dhe Hënës për të gjetur ditën e duhur.
*Nuk ndodh çdo muaj që pjelloria yjore dhe ajo natyrore të bashkohen, por përgjithësisht kjo mund të ndodhë shumë herë gjatë jetës.
*Zakonisht shterpësia (steriliteti) tek femra ndodh kur Venusi dhe Marsi (apo edhe Neptuni) formojnë aspekte të kundërta me njëri-tjetrin, por duhet studiuar edhe marrëdhëniet e individit me shenjat sterile.
*Lindja e fëmijëve binjakë, njëri femër e tjetri mashkull vjen si pasojë e ngjizjes në momente të ndryshme njëri nga tjetri, me vezë të ndryshme. Kur binjakët nuk ngjajnë shumë me njëri-tjetrin kjo ndodh ngaqë mund të jenë formuar nga vezë të ndryshme ose mund të kenë lindur me një hapësirë të konsiderueshme kohore me njëri-tjetrin, dhe mund të ndodhë që njëri të ketë planet në shtëpinë e parë (pamja fizike) ose të gjashtë (shëndeti fizik) dhe tjetri jo.
Problemi është që shumica e njerëzve nuk e njohin astrologjinë dhe metodat se si funksionon ajo, si llogaritet aspekti ndërmjet Diellit dhe Hënës, por kjo është e pamundur që të shpjegohet me pak fjalë. Kjo kërkon një temë mëvete.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...