Google ADS

Gboard nga Google tani edhe në Android (Video)

16:18 | 17 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Google ka njoftuar se tastiera e saj virtuale Gboard tani është në dispozicion edhe për përdoruesit e sistemit operativ Android.

Gboard debutoi në iOS shtatë muaj para se të arrinte në platformën Android këtë javë, shkruan portali arbresh.info. Sidoqoftë, përdoruesit e sistemit operativ Android tani kanë në dispozicion një mënyrë më të lehtë për të gjetur informata duke përdorur kërkimet në Google përmes Gboard që ka të integruar këtë funksion.

Ngjashëm si versioni i Gboard në iOS, edhe versioni në Android iu lejon të kërkoni për ’emoji’ apo ‘GIFs’.

Shikoni më poshtë se si funksionon aplikacioni Google Gboard./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme