Cigarja elektrike tani ka diçka të përbashkët me telefonin Galaxy Note 7 nga Samsung, pasi të dyja kanë tymosur aeroplanët.
Të enjten, një fluturim i American Airlines nga Dallasi në Indianapolis ishte detyruar të ndalet në Arkansas kur cigarja elektrike e një pasagjeri shpërtheu në aeroplan, shkruan portali arbresh.info.
E gjitha ndodhi si pasojë e një keqfunksionimi të kësaj pajisje që rezultoi në një zjarr të vogël. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë të pjesëtarëve të stafit, zjarri ishte fikur.
Aeroplani ishte i modelit MD-80 me 137 pasagjerë dhe 5 anëtarë të stafit që fatmirësisht shpëtuan të gjithë pa lëndime. Pasagjerët ishin vendosur në një aeroplan tjetër dhe incidenti është raportuar te Administrata Federale e Aviacionit./arbresh.info
Osmani takon studentë shqiptarë në New York: Do të lënë një ...
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve