Google ADS

Super Mario Run arrin 5 milionë shkarkime brenda 24 orëve

14:31 | 17 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Brenda 24 orëve që pas debutimit në iOS, Super Mario Run ka arritur në krye të tabelës për shkarkime në 80 vende të ndryshme të botës.

Sipas kompanisë Sensor Tower për analizimin e aplikacioneve, loja e shumë pëlqyer nga Nintendo është shkarkuar mbi 5 milionë herë brenda ditës së parë, shkruan portali arbresh.info. Edhe pse loja është falas për shkarkim, për të zhbllokuar të gjitha funksionet e saj ju duhet të paguani 9.99 dollarë amerikan, gjë që i ka sjellur kompanisë 5 milionë dollarë të ardhura menjëherë pas publikimit.

Megjithatë, edhe pse është shkarkuar miliona herë në mbarë botën, përdoruesit e telefonave të mençur nuk janë duke shpenzuar më shumë se 20 minuta në Super Mario Run pasi të hapin atë.

Në krahasim me Pokemon GO, që ishte sensacion i vitit 2016 pasi është shfrytëzuar 22 minuta qysh pas hapjes nga çdo lojtarë për herë të parë, Super Mario Run që është luajtur mesatarisht vetëm 15 minuta e 30 sekonda pas hapjes së parë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme