Shpërthen edhe Apple iPhone 6S (Foto)

20:22 | 16 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Çfarë është duke ndodhur me Apple iPhone 6S? Disa modele janë duke pasur problem me bateri, gjë që sipas kompanisë Apple ndodh për shkak të ajrit të shumtë në ambient që ishte prezent gjatë procesit të prodhimit. Si rezultat i kësaj, disa njësi mbushen deri në 30 për qind bateri dhe fiken menjëherë si të ishte bateria zero për qind.

Autoritetet koreane janë duke e hetuar këtë rast të njohur ndryshe si #Batterygate për shkak të frikës se mund të jetë një problem shqetësues në sigurinë e konsumatorëve, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, një lexues e ‘PhoneArena’ i ka dërguar atyre një foto të iPhone 6S pas eksplodimit. Përdoruesi i atij telefoni pohon se pajisjes së tij filloi t’i del tymi dhe më pas edhe flaka kur ai e largoi atë nga rryma.

Më poshtë mund të shikoni disa foto të këtij incidenti./arbresh.info

apple-iphone-6s-explodes-and-then-catches-on-fire-1 apple-iphone-6s-explodes-and-then-catches-on-fire

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme