Ajnshtajni ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë që teoria e tij e Relativitetit do të shërbente si shpjegim, se si arrin babagjyshi i vitit të Ri të shpërndajë dhuratat në një natë të vetme tek 700 milionë fëmijët, pa u ndjerë nga askush prej tyre.
Por këtë e ka bërë me një prove një fizikante e Universitetit Anglez të Exeter, Katy Sheen. Ajo ka përdorur teorinë e Ajnshtajnit për t’i dhënë shpjegim shkencor këtij misteri Krishtlindjesh.
Sipas teorisë së saj, e përpunuar për t’iu prezantuar fëmijëve, në Festivalin e Shkencës së krishtlindjes, Santa Klaus dhe drerët e tij, ecin nëpër botë me një shpejtësi të tillë, që falë Teorisë së relativitetit, i lejon slitës së ngarkuar rëndë me dhurata, të përshkojë kiliometra të tëra, me lehtësi të madhe, falë humbjes së peshës nga shpejtësia dhe lartësia.
Sheen ka llogaritur që Santa Klaus dhe drerët e tij duhet të udhëtojnë për rreth 10 milionë km në orë, në mënyrë që t’u dorëzojnë në kohë të gjithë fëmijëve të botës, dhuratën e krishtlindjes, në harkune 31 orëve.
Kjo e fundit konsiderohet rrotullimi koha e rrotullimit rreth globit, duke marrë parasysh ndryshimin e orarit në të gjithë vendet e botës.
Pra thënë ndryshe babagjyshi do udhëtojë me shpejtësi 200 mijë herë më të lartë se atleti xhamajkan Usain Bolt. Dhe ja përse babagjyshi nuk mund të shihet kurrë duke shpërndarë dhurata nga një vështrim me sy të lirë.
Duke u bazuar te Teoria e Relativitetit, që ngadalëson vrapimin në kohë tek matja e saj përmes orës, shpjegohet edhe fakti se përse Babagjyshi i Vitit të Ri duket gjithmonë njësoj, i paplakur me kalimin e viteve.
Nëse do dëgjojmë, një “bang”, bëni kujdes, mund të jenë drerët që frenojnë vrapin në slitën e babagjyshit, dhe ngadalësimi i i shpejtësisë së zërit, prodhon një “boom sonik”.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet