Google ADS

Gjendet në Rusi valixhja naziste me ‘kafka alienësh’ brenda

15:10 | 16 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Dëshmitë, videot, rrjedhjet e informacionit dhe deklaratat e ish pjesëtarëve të ushtrive, agjencive hapësinore dhe shërbimeve sekrete, nuk mjaftojnë për të bindur ata që e shohin çështjen e alienëve si një fabul filmi.

Megjithatë në disa raste ka diçka konkrete që mund të analizohet.

Të gjesh një çantë të çuditshme me kafka brenda, jo me formën e njeriut, nuk është diçka që ndodh çdo ditë.

Image

Kjo ka ndodhur në fshatin Kamennomostsky, në rajonin rus të Adygea, ka raportuar agjencia  e lajmeve Interfax, edhe pse data e zbulimit duket se është në janar të vitit 2016.

Çanta brenda së cilës janë gjetur kafkat me formë të çuditshme, ka simbolet e një organizate naziste. Teoricienët konspirativë janë të bindur se ky zbulim mund të konfirmojë në fund se Hitleri ishte i lidhur me ndonjë entitet jashtëtokësor.

Për skeptikët, nuk është me vend të dilet në një përfundim të tillë pa e konfirmuar fillimisht se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë, pasi kafkat e gjetura mund t’u takojnë kafshëve, ose mund të jenë rezultat i eksperimenteve të çuditshme që për fat të keq bëheshin nga nazistët.

Simboli i gjetur në çantë i përkiste organizatës naziste të Ahnenerbe që kishte si qëllim të studionte origjinën e racës Ariane.

Por historiani Igor Ogay thotë se është e vështirë për të gjetur lidhjen e kafkave me organizatën Ahnenerbe.

Sipas arkeologëve kafkat mund të kenë ndenjur shumë gjatë në valixhe, aq sa mund të kenë ndryshuar formë. Megjithatë, kjo mbetet ende mister.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme