Nga Dionis Xhafa
Pas “Ukrainës”, në Europë po bëhet gati të shpërthejë, gadishulli ku jetojmë ne shqiptarët, Ballkani.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas të cilit në Ballkan ekziston rreziku i përplasjeve të ashpra politike.
Nuk është vetëm Lavrov që e sheh Ballkanin si një vatër të shpërthimit të konflikteve, por edhe ekspertët ndërkombëtarë janë të këtij mendimi.
Analisti ballkanas, Milorad Drecun mendon se konflikti i fundit në Kumanovë mund të ketë lidhje me atë se Maqedonia po shndërrohet në arenën e përplasjes së “gjigandëve” SHBA –Rusi.
Maqedonia, duke patur si kryeministër Nikola Gruevskin, më shumë pro-rus sesa pro-evropian, për nga mënyra sesi e drejton vendin, duket të jetë “shënjestra” e parë e gjeopolitikës “të të mëdhenjve”.
Ekziston mundësia, që duke qenë se Maqedonia “është kapur” nga Gruevski me politika përgjithësisht pro-ruse, në këtë shtet të mund të ndërhyjë SHBA-ja, që të implementojë politikat e saj.
Analisti për Ballkanin, Daniel Server theksoi se Gruevski si kryeministër duket se nuk e ka aq sa duhet mbështetjen nga perëndimi.
Kemi një Maqedoni, e cila duke qenë se ka kundër Greqinë dhe Bullgarinë, dy shtete anëtare të BE-së, mundet që politikat e saj në të ardhmen ti drejtojë për nga lindja dhe ky do të ishte rrezik tepër i madh për shqiptarët, por edhe për SHBA-në.
Shqiptarët vështirë se do të duan që të jenë pjesë e politikave të dirigjuara nga Moska, për shkak se ata tradicionalisht janë orientuar për nga demokracia e vlerave evropiane dhe amerikane, që në thelb kanë lirinë dhe të drejtat e individit.
Maqedonia nuk duhet të orientohet për nga politikat e lindjes, pasi kjo mund të shihet si gjë e mirë vetëm për pushtetin e Gruevskit, por nuk do të ishte gjëja e duhur për maqedonasit dhe aq më tepër, aspak gjëja e duhur për shqiptarët.
Kjo nxit të mendosh se një nga arsyet kryesore se përse qeveria e Gruevskit nuk i do shqiptarët është se etnia shqiptare shihet si pengesë për politikat e tij që janë larg principeve evropiane.
Problemet që ka Maqedonia me emrin sidomos, por edhe maqedonasit si etni me identitetin, më së shumti bien në kurriz të shqiptarëve.
Këta probleme zhysin demokracinë e vërtetë dhe vlerat thelbësisht njerëzore, ç’ka me siguri do ti donin shumica e shqiptarëve.
Duke marrë parasysh realitetin, duket se në një republikë si Maqedonia, demokracia e vërtetë për shqiptarët është e vështirë të arrihet.
Dy etnitë kryesore që banojnë në Maqedoni, shqiptarët dhe maqedonasit, duket se kanë koncepte krejt të kundërta mbi demokracinë, vlerat, liritë dhe të drejtat dhe andaj bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve është tejet e vështirë.
Ajo ç’ka ndodhi në Ukrainë, shpresojmë që të mos ndodhë në Ballkan, por se me situatën që është në Maqedoni, çdo skenar është i mundshëm.
Nga sa është raportuar dhe thënë në përgjime, mund të konkludohet se tek pushteti i Nikola Gruevskit vihet re një “frikë prej shqiptarëve”.
Kjo shpjegohet nga autori Arjun Appadurai, në librin e tij “Frikë nga numrat e vegjël”, ku thuhet se në shtete ku ka pushtet të centralizuar dhe ku ka dhe pakica të mëdha etnike, ky pushtet i centralizuar vjen edhe si rrjedhojë se pushteti “ka frikë nga pakicat”.
Në rastin konkret, në Maqedoni, Gruevski e ndjen “rrezikun prej shqiptarëve”.
Jo vetëm që shqiptarët e mendojnë demokracinë krejt ndryshe nga politikat që zbaton Gruevski, pra idetë e tyre nuk pasqyrohen në qeverisje, por tek pushteti i kryeministrit ekziston edhe frika nga e ardhmja.
Kjo lidhet me atë se shqiptarët aktualisht njihen si etni shtet-formuese, por se janë në pakicë në raport me maqedonasit, por se në të ardhmen shifrat mund të përmbysen.
Kjo sepse, ndër shqiptarë ka natalitet të lartë, ndërsa ndër maqedonas nataliteti është i ulët.
Pra, shqiptarët në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët mund të jenë shumicë dhe mund ta kenë edhe postin e kryeministrit.
Derisa ekziston kjo frikë, Gruevski do të bënte gjithçka për ti luftuar shqiptarët, vetëm nga “frika e numrave”.
Si rrjedhojë, sot kemi një pushtet deri mono-etnik, me projekte mono-etnike ku si shembull kemi projektin “Shkupi 2014” dhe se sa më gjatë që Gruevski qëndron në pushtet, aq më e rrezikuar është ekzistenca e shtetit të Maqedonisë.
Pikërisht tek Gruevski dhe politikat e tij mund të qëndrojë një përplasje e mundshme SHBA – Rusi.
Ballkani është nën influenca të dukshme të SHBA-ve dhe të Rusisë, veç shteteve të tjera të mëdha, të cilat influencojnë me politikat e veta sipas shtetesh të caktuara në gadishullin tonë.
Maqedonia, si një “Jugosllavi moderne”, duket të jetë pika nevralgjike e “përplasjes” në politika mes SHBA-ve dhe Rusisë./Albeu/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...