Google ADS

Prej 25 vitesh ha vetëm picë margarita

09:37 | 16 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Dihet që pica është një prej ushqimeve që pëlqehet më së shumti nga italianët dhe jo vetëm.

Megjithatë, ju informojmë se ekziston dikush, i cili ka vendosur të hajë gjatë gjithë jetës së tij vetëm picë margarita. Ky është rasti i Dan, një djali 38 vjeçar, i cili ka ndjekur këtë dietë të hekurt prej 25 vitesh.

Gjithçka nisi kur ishte adoleshent, periudhë në të cilën vendosi të shndërrohej në vegjetarian. Shumë shpejt Dan krijoi varësi nga kjo lloj pice. “Nuk lodhem kurrë. Nëse ndërroj picerinë apo mënyrën se si ma gatuajnë picën, është si të ha një ushqim të ri. Prandaj më pëlqen të ha gjithmonë këtë lloj pice”, është shprehur Dan, tepër entuziast për zgjedhjen e tij.

Megjithatë, kjo lloj diete, nuk ka si të jetë pa pasoja. Dan vuan nga diabeti dhe sasitë e sheqerit, gjë që i shkaktojnë herë pas here të fikët. Pavarësisht kësaj, deri më tani asnjë mjek nuk ka mundur ta bindë që të largohet nga kjo varësi.

Ai shprehet se do të vazhdojë të hajë vetëm picën margherita deri në fund të jetës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme