Renault e Nissan me automobila të përbashkët elektronikë

16:24 | 15 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Dy prodhues të mëdhenj automobilash, të cilët punojnë në kuadër të grupit, do të zhvillojnë pasardhës elektrikë të modelit Renault Zoe dhe Nissan Leaf në platformën e tyre të re të përbashkët
Këto vetura, njëra me emblemën Renault e tjetra me Nissan – do të përdorin mekanikë dhe sistem të njëjtë lëvizës elektronik, shkruan AutoNews.

Nga grupi Renault-Nissan theksohet se edhe Leaf e Zoe do t’i përkasin segmentit të njëjtë automobilistik për dallim të versionet aktuale.

Grupi premton daljen në treg të këtyre automjeteve deri në vitin 2020.

Modeli elektrik Zoe mund të kalojë 400 km me bateri, ndërsa Leaf deri në 250 kilometra.

renault-1_1481811890-9830434

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme