Kur ishte pyetur kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May se çfarë do të thotë fjala “Brexit” ajo kishte thënë se “Bexit do të thotë Brexit”, por tani Fjalori i Gjuhës Angleze Oxford ka ardhur me një shpjegim të ri.
Gjashtë muaj pas përdorimit për herë të parë të kësaj fjale, ajo i është shtuar fjalorit me kuptimin si: “Brexit është propozimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, dhe procesi politik i lidhur me këtë largim”, transmeton arbresh.info.
“Ndonjëherë përdoret specifikisht për t’iu referuar referendumit të Mbretërisë së Bashkuar i mbajtur më 23 qershor të viti 2016, në të cilin shumica votuan pro daljes nga BE-ja”, vazhdon definicioni.
“Brexit” u shtua në Fjalorin e Oxford-it duke marrë parasysh shpejtësinë mbresëlënëse të përdorimit, jo vetëm në Britani por në gjithë botën./arbresh.info
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...