Nga 7 prilli i vitit 2017, dy herë në javë do të ketë fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” me kompaninë hungareze të fluturimeve “Wizz Air”.
Driton Hyseni menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut tha se fluturimet e “Ëizz Air” do të fillojnë nga 7 prilli i vitit 2017 dhe se kjo është një arritje shumë pozitive për ne.
Ai tha se “Wizz Air” është një nga kompanitë më të suksesshme në Evropë, dhe se ka përkrahjen e kompanisë “Limak”.
Ndërsa George Michalopoulos kryeshef komercial i “Wizz Air”, tha se si kompani kanë qenë në kërkim të një aeroporti siç është ai i Prishtinës.
Ai tha se kompania “Wizz Air” është kompania më e madhe që ofron shërbime, ku në 12 muajt e fundit ka bartur rreth 22 milionë udhëtarë.
Michalopoulos tha se kjo kompani ajrore ka mbi 3 mijë të punësuar dhe shërben në Shkup e Podgoricë.
Ai tha se beson që kjo do të ndikojë në rritje të turizmit.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës së bashku me kompaninë ajrore “Wizz Air”.
Veçoria e re në YouTube ju lejon të bëni pyetje për çdo gjë ...
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë arm...
Të përzierat ju shqetësojnë? 6 shkakatarët kryesorë dhe çfar...
Margot Robbie shfaq barkun e rrumbullakosur në një bluzë tra...
Man Utd vetëm barazim ndaj Twente në ndeshjen hapëse të Ligë...
Malaj në takim me Orav: Dialogu mes Kosovës e Serbisë të vaz...