Google ADS

14 dhjetor 1503, ditëlindja e Nostradamus!

12:59 | 14 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Data e sotme në histori, dallohet për ngjarje të rëndësishme. Njëra ka të bëjë me një shtet të ri amerikan, ndërkaq një tjetër lidhet me shqiptarë, e që shënon 66 vjetorin e futjes së Shqipërisë në OKB.

Në po këtë ditë, ka lindur edhe Nostradamus, astrologu francez. Po ashtu, kjo datë njihet edhe për një tragjedi. 28 persona, shumica fëmijë, ishin vrarë në një shkollë fillore në SHBA.

1503 – Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull “Les Propheties”; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori.

1819 – Alabama bëhet shteti i 22 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeqyteti i Alabamës është Montgomery. Qyteti më i madh nga popullata është Birmingham.

1911 – Roold Amundsen, eksplorator norvegjez së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.

1939 – Bashkimi Sovjetik përjashtohet nga Lidhja e Kombeve si masë dënimi për pushtimin e Finlandës.

1955 – Ambasadori kanadez në Kombet e Bashkuara, Paul Martin shpërndan një propozim për pranimin e 18 vendeve si anëtare të reja, një prej tyre edhe Shqipëria. Asambleja e Përgjithshme voton 48 me 3 në favor të Shqipërisë (Greqia, Kuba dhe Kina (Taivani) votuan kundër, 5 vende abstenuan). Të nesërmen, Shqipëria pranohet në OKB. Pak ditë më pas, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-se, Dag Hamarskjold paraqiti raportin mbi ekzistencën e kampeve të punës së detyruar në Shqipërinë komuniste.

2012 – 28 persona, shumica fëmijë, u vranë nga të shtënat masive në shkollën fillore në Sandy Hook, Newtown, Konnektikat, SHBA. Policia hyri në mjediset e shkollës rreth pesë minuta pasi u dëgjua e shtëna e fundit që ishte ajo e 20-vjeçarit Adam Lanza, autorit të sulmit, i cili kreu vetëvrasje. Asnjë e shtënë nuk u qëlluan nga policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme