Qeveria hungareze ka ndarë 50 bursa për studentët nga Kosova, prej të cilave 25 bursa për studimet bachelor, 20 për studime master dhe 5 për studime të doktoratës.
Në lidhje me këtë sot ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto kanë nënshkruar një Program për bashkëpunim shkencor dhe arsimor.
Ministri Bajrami falënderoi Qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e madhe që po i japin të rinjve me rastin e ndarjes së këtyre bursave, ndërkaq tha se, ky kontribut financiar do të arsyetohet me punë të mirë të studentëve dhe sjelljen e përvojave tyre në Kosovë.
Ministri Bajrami tha se, mbështetja e Qeverisë hungareze për arsimin e lartë është vazhdimësi e një bashkëpunimi, si një mundësi e shkëlqyeshme që studentët tanë të marin studime të avancuara në universitetet hungareze.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se në kuadër të agjendës për thellimin e marrëdhënieve në mes të Hungarisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet i lartë është edhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Hungarisë.
Ministri hungarez po ashtu vlerësoi se, fusha e bujqësisë dhe teknologjisë janë ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, andaj mirëpresim studentët kosovarë si një ndihmesë e Hungarisë në ndërtimin e demokracisë së shtetit tuaj.
“Baza më e mirë me të cilën mund të ngritet ky bashkëpunim është kontakti mes njerëzve dhe zakonisht ky kontakt fillon mes të rinjve. Për këtë arsye edhe kemi marrë vendimin që të ndajmë 50 bursa për studentët e Kosovës, të cilat financohen plotësisht nga shteti i Hungarisë dhe do të donim që këtë program të vazhdonim për një periudhë afatgjatë”, është shprehur ministri Szijjarto.
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania