Google ADS

Dënohet hakeri që sulmoi operatorin TalkTalk

18:39 | 13 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Një haker adoleshent që kishte ndikim të madh në hakimin e të dhënave të TalkTalk është dënuar me 12 muaj rehabilitim, pasi është shpallur fajtor ndaj shtatë akuzave për keqpërdorim të kompjuterit.

Përveç kësaj, 17-vjeçari ka dorëzuar telefonin e tij iPhone dhe një disk HDD të kompjuterit të tij tek policia, shkruan portali arbresh.info. Hakeri adoleshent ka përdorur një program SQL për të identifikuar të metat e uebfaqes TalkTalk.  Megjithatë, policia ka zbuluar se ai ka pasur si shënjestër edhe universitetin e Manchesterit dhe Cambridge.

Sipas shumë raporteve, hakeri nuk është përpjekur për të përfituar diçka nga TalkTalk, por thjeshtë ka dashur të tregojë se çfarë di të bëjë. Por, pasi publikoi të metat online, hakerët e tjerë i shfrytëzuan ato duke bombarduar ofruesin e internetit mbi 14.000 herë. Më shumë se 150.000 të dhëna të konsumatorëve janë vjedhur, përfshirë mbi 15.000 detaje bankare.

Në lidhje me këtë sulm janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme