Shumica nga ne shfrytëzojmë rrjetet sociale për të bashkëbiseduar me një grup njerëzish, por një gjë e tillë nuk ka qenë në dispozicion deri tani nga Snapchat edhe pse rrjeti social kishte lansuar funksionin për biseda.
Pra, duke filluar nga sot (e martë) Snapchat ofron mundësinë për të bashkëbiseduar me një grup njerëzish si në aplikacionin e tij në Android, ashtu edhe në iOS, shkruan portali arbresh.info.
Një bisedë në grup mund të përmbajë deri në 16 njerëz. Ky limit i përcaktuar duket i vogël për ata që përpiqen për të organizuar ndonjë event madhështor.
Ngjashëm si në bisedat që zhvilloni me ndonjë person të caktuar, edhe në bisedat me një numër më të
madh njerëzish mund të shpërndani foto dhe video./arbresh.info
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Murati: Depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51...