Google ADS

Vidhen të dhënat e 30 mijë qytetarëve rusë

17:13 | 13 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Një haker me pseudonimin ‘Kapustiky’ nga grupi “New World Hacktivists” ka arritur të hakojë dhe vjedh detaje kritike të mijëra përdoruesve me komprometimin e uebfaqes së departamentit konsullorë të Rusisë ‘Ambru.nl’. Të dhënat e hakuara përfshijnë e-mailet, IP adresat, pasaportat dhe numrat e telefonave.

Siç raportohet, hakeri ka vjedhur rreth 30 mijë regjistrime dhe ka për qëllim të publikojë ato online. Uebfaqja që ishte shënjestër i përket Departamentit Konsullor të Ambasadës së Federatës Ruse në Holandë që ofron të dhëna për qytetarët rusë që janë duke jetuar në Holandë.

‘Kapustkiy’ është i njëjti haker që ka sulmuar edhe ambasadat indiane që ndodheshin në Itali, Libi, Zvicër, Afrikë Jugore, Mali, Rumani dhe Malavi gjatë muajit nëntor. Në bashkëpunim me një tjetër haker të njohur si “Kasimierz L’ ata kanë publikuar të dhënat personale të më shumë se 500 indianëve që ishin duke jetuar në vendet e lartpërmendura.

“Arsyeja kryesore për këtë është se unë kam dashur që ata të mësojnë rreth hakimit të të dhënave. I kam hakuar ata që të mësojnë se çfarë është hakimi i të dhënave. Tani do i publikojë online ato”, ka thënë ‘Kapustiky’ për ‘HackRead’.

Aktualisht, Departamenti Konsullor është duke hetuar rastin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme