Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë qysh pas fillimit të tërheqjes së njësive Samsung Galaxy Note 7, duket se e gjithë kjo ende nuk ka përfunduar. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të kompanisë koreane për tërheqjen e çdo njësie të shitur dhe ofertave për ndërrim të pajisjes, një numër i madh përdoruesish vazhdojnë ende ta mbajnë pajisjen.
Kompania pretendon që deri tani ka mbledhur mbi 2.7 milionë nga 3.06 milionë njësi të shitura, shkruan portali arbresh.info. Kjo është një arritje e llojit të tij dhe shënon 90 për qind të njësive të rikthyera në një treg madhështor siç është Evropa dhe Amerika Veriore.
Por, kjo vazhdon të mbetet ende një situatë e vështirë për kompaninë Samsung. Gjiganti teknologjik ende nuk ka lëshuar ndonjë limit tjetër në mbushjen e baterisë së telefonit për përdoruesit e kësaj njësie, ndonëse diçka e tillë mund të vije së shpejti nëse nuk rriten numrat./arbresh.info
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...