E çuditshme, kështu e kalojnë japonezët dimrin (Foto)

08:26 | 12 Dhjetor 2016
M. A.
Sapo të vijë dimri në Japoni, njerëzit pothuajse në çdo shtëpi nxjerrin kotatsu-në e tyre – një përshtatje e tavolinës, batanijes dhe ngrohëses.
Kjo për shkak se në Japoni nuk ka ngrohje qendrore. Edhe pse dimri nuk është aq i ftohtë atje, ata ia dalin që të evitojnë gripin dhe ftohjen gjatë dimrit falë kësaj shpikjeje unike.

Kotatsu është pjesë e traditës japoneze, ajo krijohet duke mbuluar një tavolinë të ulët të drurit me një batanije të rëndë dhe me një tabelë sipër.

Nën gjithë këtë ekziston një burim ngrohjeje, që shpesh është i ndërtuar në vetë tavolinën. Kotatsu ka origjinën nga ngrohësi i vjetër japonez, i cili gjithmonë ka qëndruar në të njëjtin vend në shtëpi.

Kotatsuja modern, megjithatë, mund të lëvizet. Ky duhet të jetë një nga shpikjet më interesante që kemi parë deri më tani për ta kaluar dimrin.

1-46 2-34 3-9 36055-880-1446561204kotatsu-japanese-heating-bed-table-11_1474130220-2881597

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme