Tesla parashikoi telefonat e mençur?

18:40 | 11 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Nikola Tesla ishte shkencëtar i famshëm i shekullit 20 i cili u bë i famshëm për dizajnimin e furnizimit me energji elektrike (AC). Inxhinieri amerikan me prejardhje serbe mund të fliste 8 gjuhë të huaja, kishte kujtesë fotografike dhe në kohën kur vdiq kishte 300 patenta për zbulimet e tij.

Emri i tij u huazua nga kompania për prodhimin e veturave elektrike Tesla e pronarit Elon Musk. Edhe njëri prej themeluesve të Google, Larry Page thotë se ishte frymëzuar nga ai.

Duket se Tesla e kishte parashikuar krijimin e telefonave të mençur që në vitin 1926 në një intervistë dhënë John B. Kennedy’t.

“Kur komunikimi pa tela të fillojë të aplikohet e tërë bota do të shndërrohet në një tru gjigant, që në fakt është, pasi të gjitha gjërat janë pjesë e një tërësie të prekshme dhe ritmike. Ne do të mund të komunikojmë me njëri tjetrin në kohë reale, pa marrë parasysh distancat. Jo vetëm kaq, ne do të mund të shohim dhe dëgjojmë fytyrat dhe zërat e njëri tjetrit nga distanca si të ishim duke biseduar pranë njëri tjetrit. Instrumentet të cilat do t’i përdorim do të jenë shumë më të thjeshta se pajisjet që përdorim tani; secili nga njerëzit do të mund ta bartë një telefon të tillë në xhep të xhaketës”, parashikonte gjeniu Nikola Tesla.

Përveç parashikimeve të lidhura me teknologjinë, Tesla u fut edhe në fusha të tjera të jetës. Kështu, ai tha se në të ardhmen gratë do të jenë mbi burrat, dhe jo për nga aspekti seksual, por për nga intelekti. /gazetametro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme