Saturni ndryshon ngjyrë, habitet Nasa

18:20 | 11 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Saturni është duke ndryshuar ngjyrën dhe ky fenomen ka habitur NASA-n, që e cila për momentin nuk është në gjendje që të japë një shpjegim për këtë.  

Ndryshimi i ngjyrës ka ndodhur në polin verior të planetit. Shkencëtarët kanë krahasuar imazhet e shkrepura në nëntor të 2012 nga ky skaj i planetit me ato të regjistruara në shtator të këtij viti, ku dallohet qartë se poli verior i tij kishte një ngjyrë më të kaltër. Sot kjo është zhdukur thuajse krejtësisht dhe është zëvendësuar nga një ngjyrë e verdhë e zbehtë.

Që të dyja imazhet janë kapur nga sonda Cassini, që po vëzhgon këtë planet që prej vitit 2004 dhe megjithëse ka 12 vjet që e vëzhgon atë, sërish Saturni mbetet një ndër planetët më misteriozë të sistemit tonë diellor dhe këtë e tregon edhe me rastin në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme