Një krijesë misterioze shfaqet në brigjet e detit në Zelandë të Re

17:36 | 11 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një objekt i çuditshëm është shfaqur në breg të detit në Zelandë të Re, duke nxitur debat të madh në rrjetet sociale mbi atë se çfarë mund të jetë.

Objekti i madh i mbuluar me guacka është parë në Muriwai Beach në Auckland nga një banore lokale, transmeton arbresh.info.

Melissa Doubleday ka fotografuar objektin duke pyetur se ‘nëse dikush e di se çfarë është kjo?’.

E tronditur ajo ka pyetur mbi krijesën duke thënë se nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë në jetën e saj.

Disa nga debatuesit kanë thënë se mund të jetë objekt arti, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se janë mbeturina druri të mbuluara me guaca.

Një vit më parë, një objekt i njejtë u tërhoq nga bregdeti në Florida, pasi njerëzit ishin ankuar për erën e keqe që lëshonte./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme