Eksodi i vendeve të mbajtura nga rebelët, në pjesët lindore të Alepos është në rritje, thotë Rusia, duke theksuar se ushtria siriane tashmë ka rimarrë kontrollon e të gjithë qytetit.
Gjatë dy ditëve të fundit rreth 50 mijë civilë janë larguar nga zonat e mbajtura nga rebelët, tha një zëdhënës i mbrojtjes ruse, transmeton arbresh.info.
Ndërkohë fuqitë perëndimore kanë bërë thirrje edhe njëherë për qeverinë Siriane dhe aleatin e saj Rusinë, që të lejojnë njerëzit të largohen nga Alepo.
Deklarata është bërë gjatë një takimi të zyrtarëve nga SHBA-të, Evropa dhe disa vende arabe.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili mori pjesë në bisedimet në Paris, ka thënë:”Rusia dhe Assad kanë në dorë të tregojnë pak mirësi.”
Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes ruse, Gen Igor Konashenkov tha se trupat siriane kanë pezulluar ofensivën e tyre për të lejuar evakuimin e civilëve.
“Njerëzit janë duke lëvizur në një rrjedhë të vazhdueshme përmes korridoreve humanitare të kontrolluara nga qeveria,” tha ai gjët një konference për shtyp.
Ai shtoi se 30 mijë njerëz janë larguar të premten, ndërsa 20 mijë të tjerë të shtunen.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit thuhet se forcat rebele janë duke u goditur nga sulme ajrore të përsëritura./Arbresh.info
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku