Geert Wilders, politikani holandez i ekstremit të djathtë, pas akuzave për komentet anti-islam kundër marokienëve është shpallur fajtor nga një Gjykatë në Holandë, megjithatë ai ka premtuar ‘se do të pastrojë shtëpinë e tij’ pas zgjedhjeve.
“Unë do të luftoj për të gjithë ata njerëz dhe nëse është e mundur, do të bëj pastrim në Holandë pas zgjedhjeve,” tha ai në një intervistë për De Telegraaf, transmeton arbresh.info.
Kjo është intervista e parë e Wilders pas shpalljes fajtor për nxitje dhe inkurajimin e diskriminimit e marokenëve gjatë një fjalimi në vitin 2014. Megjithatë, ai nuk është dënuar.
“Unë kurrë nuk kam përjetuar një mbështetje kaq të madhe sikur kësaj rradhe,” shtoi ai.
Politikani holandez kryeson Partinë e Lirisë (PVV), ndërsa zgjedhjet parlamentare në Holandë pritet të mbahen në mars. /Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...