Në hapësirat e Kolegjit AAB, përkatësisht në teatrin “Faruk Begolli” do të jepet premiera e filmit “Vrasës Ndalo” me regji të Blond Aliut dhe producent Besart Durmishi.
Ky film është i metrazhit të shkurtër dhe mesazhi i tij është të vetëdijësojë opinionin për abortin, pasi që në vendin tonë është rritur dukshëm kjo dukuri negative vrasëse!
Zhanri i filmit është dramë, ku në të flitet për një lidhje jashtë martesore dhe prej asaj lidhje vjen edhe një shtatzëni e padëshiruar.
Prandaj burri i martuar, i cili ka krijuar lidhje jashtë martesore me një vajzë, kërkon abortimin e fëmijës. Ajo kundërshton dhe flijohet që ta mbajë atë fëmijë edhe përkundër dëshirës së të atit.
Premiera e filmit do të jepet sot (e shtunë) ora 18:00, ku pritet të ketë një numër të madh adhurues të filmit.
Në rolet kryesore janë: Gani Morina, Qendresa Loki, Jehona Veliu.
Filmi kryesisht është i financuar nga produksioni “In Production”. Producenti Besart Durmishi është student i Fakultetit të Komunikimit masiv – dega Produksion në Kolegjin AAB.
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...