Google ADS

Japonia shpik pajisjen për pastrimin e mbeturinave rreth orbitës së Tokës

22:32 | 9 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Japonia ka shpikur një anije e cila do të përdorë një litar 700 metra të gjatë për të hequr një sasi të madhe mbeturinash që qarkullojnë në orbitën e Tokës. Litari, i bërë nga alumini dhe tel çeliku, është projektuar të tërheqë mbeturinat jashtë orbitës. Pajisja inovative është bërë me ndihmën e një kompanie rrjete peshkimi.

Mendohet të jenë rreth 100 milionë copë mbeturinash në hapësirë rreth orbitës së Tokës, duke përfshirë dhe pjesë nga satelitët e vjetër apo qoftë edhe rraketa. Shumë prej këtyre objekteve lëvizin me shpejtësi që arrin 28 mijë km/h rreth Tokës dhe mund të shkaktojnë dëme katastrofike në rrjetin botëror të telekomunikacionit.

Sipas shkencëtarëve këto mbeturina janë grumbulluar në më shumë se 50 vjet eksplorimi në hapësirë që nga sateliti sovjetik i vitit 1957. Goditjet midis satelitëve dhe testimi i armëve anti-satelitore e kanë përkeqësuar këtë problem. Anija e quajtur Stork ose Kounotori në japonisht, ndodhet Qendrën Hapësinore Tanegashima në Japoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme