Nxënësit e paraleles së shkollës fillore “Haradin Bajrami” në Leletiq të Lipjanit, temperaturat e ulëta po i përballojnë pa pikë ngrohjeje, tash e dy javë.
Ngrohja Qendrore të cilën e posedon kjo shkollë, për mungesë të invertorit dhe baterive, ka pësuar defekt, gjë që i ka lënë të vegjlit në temperaturë të akullt, raporton KTV.
Fëmijët të cilët mësojnë në klasë të kombinuar, tregojnë se si u është kërkuar të sjellin ngrohëset elektrike nga shtëpitë e tyre.
Për ambientin e ftohtë ku po e ndjekin mësimin fëmijët, ankohen edhe prindërit, të cilët thonë se askush nuk po ndërmerr asgjë për ta rregulluar njëherë e mirë këtë çështje.
Drejtori i shkollës thotë se tashmë kur është siguruar bateria dhe invertori, rregullimi i ngrohjes është duke shkuar drejt finalizimit.
Komuna e Lipjanit zotohet se nëse prishja e kësaj ngrohjeje vazhdon të përsëritet, atëherë do të intervenojë menjëherë në rregullimin e saj.
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister