Fotografii njohur Arton Humolli,ka hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozitën e tij personale të quajtur “Trup e Shpirt”.
Humolli prezanton me anën e kësaj ekspozite një temë mjaft interesante siç është femra, dhe një lloj fotografie që nuk jemi mësuar ta shohim më parë nëpër ekspozita. Vetë fotografi është shprehur se ka tentuar që nëpërmjet fotografisë ta paraqes femrën në formë arti, sensuale por edhe me shumë shpirt.
Përmbajtjae punimeve të ekspozitës “Trup e Shpirt”,është një përmbledhje punimesh nga viti 2009 deri më 2015.
Sakaq femrat e shfaqura si modele në fotografi janë emra të rinj e të njohur të ekranit si Liberta Spahiu, Saranda Shala, Ema Uka, Dhurata Lipovica dhe Dafina Zeqiri.
“Femrat që janë pjesë e kësaj ekspozite janë zgjedhur për të vetmen arsye që janë përshtatur në ekspozitë dhe normalisht ato që kanë qenë më të guximshme që ta pranojnë atë temë, pasi fotografitë janë gjysmë të zhveshura, ku femra është e paraqitur në formë arti, ku paraqitet si e bukur”, shprehet Humolli.
“Në moton e bukur, joshëse, e guximshme, kemi paraqitur edhe sloganin duaje, ruaje, çmoje femrën, dhe me këto të fundit kemi dashur të themi që femrën duhet ta ruajmë, ta respektojmë si një vepër arti”është komenti që i ka bërë ekspozitës së tij vetë artisti.
Rreth 29 fotografitëe Humollit, me anën e të cilave ai prezanton artistikisht femrën duke e konceptuar si një vepër arti, do të vijojnë të qëndrojnë të ekspozuara në GKA deri më 25 maj.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...