Google ADS

10 përdorimet e panjohura të Coca-Colas

07:00 | 9 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Coca-Cola është pija e gazuar më e përdorur dhe më e shitur në botë. Një traditë amerikane e lindur në vitet ’20 që ka pushtuar botën. Por përveçse një pije shumë e mirë që mbledh familjen rreth tryezës, Coca-Cola ka dhe shumë përdorime të tjera.

1. Coca-Cola mund të përdoret për të pastruar dhe për t’u dhënë shkëlqim monedhave. Një këshillë shumë e vlefshme për të gjithë koleksionuesit e modheave.

2. Njollat e mobiljeve janë një shqetësim i vazhdueshëm për amvisat. Shenjat e gishtërinjve në bufe, dollap apo tavolinën e ngrënies duket sikur nuk kanë fund. Hidhni disa pika Coca-Cola mbi sipërfaqen e tyre dhe fërkojini me forcë. Rezultati do jetë shumë i kënaqshëm.

3. Para shumë vitesh, prodhuesit e makinave përdornin coca-colan dhe karamelet e mentes si ushqyes për baterinë e makinave.

4. Një ndër njollat më të ëvshtira për t’u hequr është njolla e gjakut. Nëse doni t’i hiqni menjëherë mjafton të spruconi pak coca-cola dhe njolla fshihet. Kuriozitet :ekzistojnë shumë teori sipas të cilave policia në SHBA përdor Coca-Colan për të pastruar skenat e krimit.

5. Insektet janë ndër armiqtë kryesorë të bimëve dhe luleve. Per këtë arsye vendosni një kanaçe të hapur në dhè dhe do shihni sesi insektet do bien brenda.

6. Shpeshherë fëmijët lozonjarë teksa luajnë me njëri-tjetrin u pëlqen të ngjisnin çamçakëzë në flokë. Zgjidhja nuk është t’i prisni. Hidhni pak Coca-Cola në flokë dhe lëreni të veprojë.

7. Coca-cola largon njollat e djegies nga tenxhere apo tiganët.

8. Juve shpenzoni shumë kohë dhe para për të pastruar tubat e zhbllokuar të kuzhinës ose banjos. Mund të provoni edhe Coca-Colan e do të kini të njëjtin rezultat.

9. Femrat me flokë të drejtë kanë shumë vështirë për t’i bërë kaçurrela. Për këtë arsye lagni me flokët me Coca-Cola dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajini me ujë të bollshëm. Më pas bëjini me mashë flokësh.

10. Coca-Cola shërben gjithashtu për të hequr njollat e barit. Spruconi mbi njolla pak Coca-Cola dhe më pas lani veshjet tuaja./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme