Irani ka dënuar 12 persona të cilët kishin postuar fotografi që nuk ishin në bazë të normave të islamit.
Kjo vjen si pjesë e programit të qeverisë iraniane “Spider II”, i cili është i ngarkuar të zbulojë personat që sipas qeverisë zhvillojnë aktivitete të pa përshtatshme në internet, transmeton arbresh.info.
Që nga fillimi i programit në mars, qeveria ka arrestuar 170 persona.
Dymbëdhjetë personave u janë dhënë dënime me burg, duke filluar nga pesë muaj deri në gjashtë vjet, për fotografitë që ata postuan në Instagram.
Tetë gra dhe katër burra identiteti i të cilëve nuk është bërë publik u dënuan në Shiraz, në jug-perëndim të Iranit, dhe nuk lejohen ta lënë vendin për dy vjet pas dënimit të tyre.
Instagrami është shumë i popullarizuar në Iran, sepse ndryshe nga Facebook, Twitter dhe YouTube, ai nuk është i bllokuar aktualisht nga qeveria.
Nëntorin e kaluar. shtatë agjenci të modelimit u mbyllën për “rrezikim të sigurisë morale dhe rendit publik”, dhe në maj tetë persona të tjerë u arrestuan për fotot që ata publikuan në internet.
Një nga të arrestuarit ishte Elham Arab, një modele e njohur iraniane./arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BMZMI9EhPEb/
https://www.instagram.com/p/BJjEBvkhOlX/?taken-by=hamidfadaei
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër