Google ADS

120 vjet i virgjër, indiani thotë se ky është sekreti i jetëgjatësisë

20:17 | 8 Dhjetor 2016
Arbresh.info
Një murg 120 vjeç thotë se arsyeja e jetëgjatësisë së tij është abstenimi nga seksi gjatë gjithë jetës së tij.
 Murgu indian Svami Sivananda u lind më 8 gusht, 1896, sipas pasaportës së tij, dhe ka vendosur ta festojë beqarinë e tij pa joga dhe erëza të përditshme.

I virgjëri 120 vjeç do të aplikojë në Librin e Arritjeve “Guinness” për të verifikuar pretendimin e tij se ai është njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, rekord ky që mbahet nga Jiroemon Kimura nga Japonia, i cili vdiq më 2013 në moshën 116 vjeçare, transmeton gazeta express.

Autoritetet indiane konfirmuan pasaportën e tij nga një regjistër në një tempull. Megjithatë, do të jetë mjaft e vështirë që të verifikohet mosha e tij. Times of India raportoi më herët këtë verë se ai duket 50 vjet më i ri se që thotë se është.

Sivananda, nga qyteti i shenjtë i Varansit, u rrit në varfëri ekstreme dhe vendosi të bëhej murg, duke thënë se ia kushtoi moshën jogës, disiplinës dhe beqarisë.

2-88-1

1-209-620x330

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme