SBASHK: Mësimdhënësit e Kosovës kanë bërë të pamundurën

13:41 | 8 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thotë se të gjithë po ndihemi keq për arsye të rezultateve të PISA-s, andaj ka këkruar mobilizim të përbashkët.

Sipas SBASHK-ut, gjendja nuk ndryshohet me “shpëtimtar” e me vajtore.

“Rezultate jo të mira në PISA kanë pasur edhe shtete me traditë e shumë të fuqishme ekonomikisht. Edhe Gjermania  nuk kishte dalë mirë dikur në PISA , por ata  nuk humben kohë duke  lotuar e duke sharë. U mobilizuan atje të gjithë   dhe arritjet u shtuan”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Kjo sindikatë thotë se hedhja e fajit  të mësdimëdhënsve të Kosovës është e papranueshme, pasiqë këta të fundit kanë bërë të pamundurën për procesin arsimor.

“Ju kujtoj gjithë atyre “shpëtimtarëve” dhe vajtoreve  se mësimdhënësit tanë kanë bërë gjithë të mundurën.  U pajtuan me reformat dhe u munduan t’i vënë në jetë. U pajtuan  të dërgoheshin në ngritje profesionale  pa shkëputje nga puna , u  pajtuan të shkojnë në trajnime e trajnime. Të tjerët vendosnin pa i pyetur mësimdhënësit për reformat, trajnimet   dhe për eksperimente e eksperimente me klasat e 13-ta , me klasat e pesta e të nënta dhe me nguti të tjera. As për këto  nuk duhet  humbur kohë tani  për të gjetur fajtorin , por duhet mësuar nga pësimet dhe duhet menduar të gjithë bashkë çka tani e tutje”, thekson tutje SBASHK.

SBASHK thotë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës janë ndier keq me rezultatet e PISA dhe janë të gatshëm të marrin pjesën e vetë të barrës  për të përmirësuar gjendjen, por nëse mbesin vetëm në këto angazhime atëherë nuk ka si të priten ndryshime të mëdha pozitive.

“SBASHK-u ka bërë angazhime konkrete për ngritjen e cilësisë në bashkëpunim me GIZ dhe do të vazhdojë me këto angazhime, por do të reagojë vazhdimisht ndaj tendencave të individëve a ndonjë institucioni  për ta nënçmuar mësimdhënësin  e për ta shpallur fajtor kujdestar atë.  Mësimdhënësit nuk meritojnë nënçmime, e vënie në pikëpyetje të dijes e përkushtimit  të tyre  po meritojnë përkrahje  nga të gjithë nëse vërtetë duam arritje të lakmueshme  në arsim”, thuhet në fund të reagimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme