Lansohet Bluetooth 5

12:50 | 8 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Pas prezantimit në muajin qershor, Bluetooth SIG ka zbuluar sot që specifikat e teknologjisë shumë të përmirësuar Bluetooth 5 janë finalizuar dhe tani gjithçka është e gatshme për adaptim nga kompanitë e tjera nga e gjithë bota.

Bluetooth 5 ka katërfishuar shpejtësinë dhe ka dyfishuar rangun e frekuencave në krahasim me Bluetooth 4.2, që u vërtetua të jetë i përdorshëm tek pajisjet shtëpiake, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, standardi i fundit nuk do të ketë ndikim te kualiteti i zërit që shumë përdorues shfrytëzojnë kufjet me Bluetooth. Sipas shumë raporteve, një përmirësim i tillë nuk pritet të vije deri në vitin 2018./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme