Gruaja më e shëndoshë në botë del nga shtëpia për herë të parë në 25 vite

09:52 | 8 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Gruaja që peshon gati 500 kilogram do të dalë nga shtëpia e saj për herë të parë në 25 vite për t’iu nënshtruar operacionit që heqjes së peshës.

Iman Ahmad Abdulati, 36vjeçe e cila e kalon 500-shin do të udhëtojë për në Indi nga shtëpia e saj në Aleksandri të Egjiptit, transmeton portali arbresh.info.

Por operacioni për pak sa nuk u anulua pasi zyrtarët e imigracionit në ambasadën e Indisë refuzuan të besojnë se Iman, ishte aq e shëndoshë sa nuk mund të shkonte personalisht për aplikim të vizës.

Ajo arriti ta marrë vizën vetëm pasi kirurgu Dr Muffazzal Lakdawala përdori Twitter-in për të kontaktuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë për t’i kërkuar ndihmë.

Doktori thotë se ajo mund t’i humbë deri në 400 kg brenda dy viteve.

Në shtëpi, ajo mbështetet tek nëna dhe motra për t’i ndihmuar me nevojat e përditshme sikurse ngrënia, veshja, pastrimi dhe shkuarja në tualet./Arbresh.info

3b236f0600000578-4010680-image-m-2_1481138753216 3b236ed700000578-4010680-image-m-4_1481139329214 3b236e6600000578-4010680-image-a-11_1481139421637 3b236ee200000578-4010680-image-m-10_1481139404391

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme