Kryeministri italian, Matteo Renzi do të dorëzojë dorëheqjen e tij, tre ditë pas humbjes së referendumit për ndryshimin e Kushtetutës.
Ai kishte premtuar se do të presë deri sa Senati të miratojë buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm, transmeton arbresh.info.
Pas miratimit të buxhetit, Renzi përmes llogarisë së tij në Twitter ka njoftuar se do të dorëzojë dorëheqjen sonte në orën 19:00.
““Miratuam ligjin e buxhetit. Faleminderit të gjithëve. Rroftë Italia,” ka shkruar ai në Twitter.
Karriera e Renzit e vendosur në bast gjatë referendumit, pritet të marrë fund , megjithatë Italia vazhdon të mbetet në konfuzion mbi kandidatin e ardhshëm që pritet ta zëvendësojë Renzin.
Italianët i lanë në gjysmë karrierën politike Renzit, pasi 59% votuan kundër planeve të Renzit për ndryshime kushtetuese. Si një alternativë për zgjedhje të parakohshme, është thënë se Renzi do të mbështesë ‘një qeveri të përgjegjësisë kombëtare’ ku do të përfshihen edhe partitë tjera politike.
Por është e paqartë se kush do të udhëheqë dhe kush do të marrë pjesë në një qeveri të tillë kujdestare.
Është sugjeruar emri i Ministrit të Financave, Pier Carlo Padoan.
Sipas nëj burimi të BBC-së, presidenti Mattarella beson se kjo zgjidhje është ‘e paimagjinueshme’ që zgjedhjet mund të mbahen para se ligjet zgjedhore të rregullojnë dy dhomat e parlamentit.
Ligji është ndryshuar për të ashtuquajturin sistem “Italicum” vitin e kaluar për t’i dhënë partisë udhëheqëse në shumicë parlamentare përmes ulëseve shtesë në Dhomën e ulët të deputetëve. Por nuk ka pasur ndryshim të tillë në Senat.
Reformat e Senatit janë kundërshtuar të dielën, ndërsa faktor tjetër është se Gjykata Kushtetuese do të vendos me 24 janar nëse reformat janë të ligjshme.
Trazirat politike në Itali kanë dërguar në pasigurinë e tregjeve ndërkombëtare.
Fituesit më të mëdhenj të referendumit janë Liga e Veriut, e cila njihet për politikat anti-BE dhe Lëvizja Pesë Yjet dhe që të dyja këto parti janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Megjithatë, qeveria e Renzit ka edhe 14 muaj deri në përfundim të mandatit./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...