Dikush me të drejtë ka thënë se parandalimi i anemisë është kura më e mirë. Në mënyrë që të shmanget mungesa e hekurit, që krijon më pas anemi, ju duhet të siguroni që të keni një dietë të shëndetshme dhe ekuilibruar, shkruan arbresh.info.
Vitamina B12, vitamina C dhe acidi folik luajnë rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe. Këto vitamina mund t’i siguroni edhe duke e pasuruar dietën tuaj me këto ushqime.
Vitamina B12 është e pranishme në produktet e mishit, peshkut apo në produktet e qumshtit. Vegjetarianët duhet të marrin suplemente të vitaminës B12 më qëllim për të ruajtur ekuilibrin e trupit.
Acidi folik gjendet në të gjitha perimet jeshile, në bizele jeshile, portokall dhe në pjepër.
Ndërsa, vitamina C gjendet në portokall, luleshtydhe, kivi, guava, papaja, ananas, shalqi dhe në mango. Burimi i kryesor i vitaminës C është limoni, prandaj sugjerohet që të paktën një herë në ditë të pihet lëng limoni. /Arbresh.info
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media