Një gjykata federale ka dënuar me pesë vite burg Alonzo Knowles, një haker nga Bahamiani që sulmoi e-mailet e personave të famshëm për të vjedhur skripte, foto sekrete dhe sensitive.
Knowles fitoi qasje në e-mailet e personave të famshëm duke infektuar kompjuterët e tyre me programe keqdashëse si dhe duke iu dërguar mesazhe falso në mënyrë automatike, shkruan portali arbresh.info.
Knowles është arrestuar në dhjetor të vitit 2015, kur u përpoq për të shitur skriptet e pa publikuara ende për gjashtë episodet e dramës “Power”. Ai shkoi në New York për tu takuar me disa blerës potencial, të cilët në të vërtetë ishin agjent të fshehtë.
Edhe pse hakeri shprehi keqardhje në gjykatë, ai dërgoi më pas edhe disa e-maile nga burgu që e detyruan gjykatën e dënojë atë për një periudhë edhe më të gjatë./arbresh.info
Shpërthimi afër një pike karburanti në Zveçan, Ilir Peci: Ko...
Izraeli thotë se e ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të He...
Muhameti: Kasti i BBVK-së është i veçantë, nuk përbëhet nga ...
IKShPK me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndeti...
Një personi në Malishevë i vidhet një pushkë gjuetie
Rama pret në takim kirurgë nga vende të ndryshme, thekson pë...